• Home
  • Faqe Shqiptare
  • Kontakt

Murinjo “kërcënon” arbitrin në garazh

Jan27
2012
Leave a Comment Written by top

Murinjo duke pritur arbitrin në parking

Portugezi e ka pritur te makina pas ndeshjes, tani rrezikon 5 javë skualifikim

“Bravo artist, të pëlqen t’ua fusësh profesionistëve”

“Kam dëgjuar në dhomat zhveshjes se është e pamundur që të fitosh në ‘Kamp Nou’”. Zhoze Murinjo, falë një fraze që i ngjan asaj të lojtarëve të tij në tunel pas eliminimit në Kupën e Mbretit, u duk sikur i shmangu polemikat lidhur me gjykimin, pas ndeshjes Barcelona-Real 2-2.
Por, gazetarët e katalanases “El Mundo Deportivo” e zunë mat në garazhin e stadiumit, teksa ai priste të takonte pikërisht njeriun i cili gjykoi sfidën e dytë të çerekfinales së “El Clasico”-s, Teikseira Vitienesh. “Bravo artist, të pëlqen t’ua fusësh profesionistëve”, – ishin fjalët e trajnerit të Realit sapo arbitri i ishte drejtuar automjetit të tij për të lënë stadiumin. Për të gjithë ata që ndoshta nuk do e besonin një lajm të një medie pro katalanase, gazetarët e “El Mundos” e kishin menduar edhe diçka të tillë, duke e dokumentuar me një foto të cilësisë së lartë. Portugezi shfaqet në garazh me tutat e Realit, i mbështetur në veturën e arbitrit përpara se t’i nxjerrte gjithë vrerin atij për gjykimin, që sipas ma-drilenëve, kishte favorizuar vendësit. Reali i Madridit protestoi se në 90 minutat e dyta të “El Clasico”-s iu mohuan 3 penallti të pastra, edhe për kartonin e kuq, që sipas tyre, Serxho Ramos nuk e meritonte (njëra për prekje të topit me dorë nga Buskets, pas gjuajtjes me kokë të Pepes, tjetra për prekje të topit me dorë nga Abidal, pas një gjuajtjeje të Serxho Ramosit dhe e fundit një shtyrje e Pujolit në dëm të Benzemasë brenda zone). Por në konferencën për shtyp, tekniku 49-vjeçar deklaroi se ai nuk dëshironte të fliste për arbitrat, por nuk e kurseu akuzën: “Kam dëgjuar në dhomat e zhveshjes se është e pamundur të fitosh në ‘Kamp Nou’. Nuk kam mundur me Interin, Çelsin dhe tani edhe me Realin. Me sa duket është një rastësi. Por me këtë nuk dua të nënkuptoj asgjë…”. Zhoze Murinjo mori një tjetër leksion nga rivalët, por në fund ai e kreu sërish me sukses detyrën e tij, atë të largimit të presionit nga skuadra.
Sakaq, komentet ndaj arbitrit në përfundim të ndeshjes, mund t’i kushtojnë një tjetër pezullim Zhoze Murinjos nga stoli i Realit. Federata spanjolle mund të vendosë që të ngrejë një akuzë ndaj portugezit dhe për këtë ekzistojnë të gjitha provat e mundshme. Dënimi për kritikat e gjykimit mund t’i kushtojnë “Special One” nga 3 deri në 5 ndeshje pezullim. Gjithsesi, rasti i Pepes nuk të bën shumë optimist se do të ketë një hetim. Mbrojtësi u fal nga gjykatësit sportivë edhe pse shkeli qëllimisht dorën e Mesit gjatë 90 minutave të “Bernabeu”-t. Gjithsesi, Murinjo, si për t’u dalë të gjithëve kundër, vendosi ta aktivizonte edhe në ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou”, pavarësisht se klubi e kishte pezulluar për 15 ditë nga të gjitha aktivitetet.

Kapiteni Kasijas: Arbitrit i kërkova llogari
Iker Kasijas e ka pranuar se i ka kërkuar llogari, por edhe e ka akuzuar arbitrin e “El Clasico”-s, Teikseira Vitienesh, pas përfundimit të ndeshjes në tunel. Gazetarët kishin qenë dëshmitarë të sulmit që portieri i Realit të Madridit, por edhe disa lojtarë të tjerë të Zhoze Murinjos i kishin bërë arbitrit, i cili sipas tyre nuk u akordoi 3 penallti të pastra: “Është e vërtetë. Nuk dua dhe nuk kam asnjë arsye përse t’i mohoj ato çka i thashë pas ndeshjes në tunel: “Do shkosh të festosh kualifikimin në dhomat e zhveshjes me Barcelonën, apo jo? Shumë mirë do të bëje’”, – konfirmoi kapiteni i madrilenëve.

Posted in Futboll
SHARE THIS Twitter Facebook Delicious StumbleUpon E-mail
« Nadal-Djokovic, finalja e Australian Open
» Zubizarreta: Pep nuk ka folur për rinovim

No Comments Yet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Më të fundit

  • Ejupi: Në Basel, për të hapur korridore të reja
  • Ejupi: Në Basel, për të hapur korridore të reja
  • Bayerni viktima e radhës (VIDEO)
  • Fitore e madhe e Marseille
  • Real Madrid, 2 javë stop për Benzema
  • Gjunjëzohet edhe Bayern
  • Gjunjëzohet edhe Bayern
  • Gjunjëzohet edhe Bayern
  • Champions, Inter e Bajern harrojnë si fitohet
  • Pronari i Arsenalit vendos të shpenzojë
  • Larsson: Xavi, lojtari më i mirë në botë
  • Salihi: Në SHBA, prej parave
  • Salihi: Në SHBA, prej parave
  • Maradona: Më bën të qesh krahasimi me Messin
  • Lavezzi: Nuk jam Maradona, jam vetvetja

Categories

Shpallje dhe njoftime falas !

www.toptreg.com

Tregu mbareshqiptar per njoftime falas

Shpallje falas

Tags

ardhmja argjentina basket basketboll boteror boterori boterori 2010 boterpri david emigrant fest finale fitore futboll gjermani gjermania gold ball gomez holland humbje khedira klose lajme lajme basketboll lajme sporti lajme sportive leo low maradona me e mire mesi messi podolski skuadra sneijder spanja spanje sport sporti topi i arte uruguaj vila villa xavi özil

Kërko artikuj

Menu

  • Tjera
  • Seria A
  • Futboll
  • La liga
  • Premier League
  • Uefa Champions League

Blogroll

  • Big Brother Albania 5
  • Big Brother Albania 5
  • Forum Familjar
  • Forumi Shqiptar
  • Kafeneja Jone
  • Lajme ekonomike
  • Njoftime
  • Portali Kaqanikut
  • shiko ndeshjet sportive online
  • Spelsajten
  • Vipat shqiptare

Njoftime
Njoftime Shqipëri
Njoftime Kosovë
Njoftime Maqedoni

Topsporti themeLajme sporti shqip, futboll, lajme sporti, sporti shqiptar, albania sport, albanian sport
lajme, sport, lajme sporti, lajme sportive, sporti shqip, futboll, lajme,sport, sport albania, albanian sport

Back to Top