Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JAZZ - MAVS

11 fitore rresht, vazhdon forma e mirë e Utah

11 fitore rresht, vazhdon forma e mirë e Utah


30 January, 2021 @10:32

Utah Jazz po vazhdon me formën e mirë.

Jazz e mposhti edhe Dallas Mavericksin me rezultat 120-101 dhe e regjistroi fitoren e 11 rresht.

Bojan Bogdanovici me 32 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te Jazz, derisa u dallua edhe Mike Conley me 22 pikë të tjera.

Te Dallasi si zakonisht më i veçuari ishte Luka Doncic me 25 pikë, 7 asistime e 6 kërcime.

Utah Jazz gjendet në krye të tabelës me 15 fitore e 4 humbje në Konferencën Perëndimore, kurse Dallasi me 8 fitore e 11 humbje gjendet në pozitën e 13.


 
Të gjitha lajmet nga NBA