TEAM OF THE SEASON 2018/19
11-shja më e mirë e stinorit 2018/19 në Serie A
27 May, 2019 @15:17
Stinori 2018/19 i Serie A-së nuk dha befasi sa i përket titullit kampion, ku Juventusi e fitoi atë pa shumë telashe.
Mirëpo, Atalanta mund të thuhet që bëri senzacion, kur përfundoi stinorin në vend të tretë dhe siguroi kualifikim për herë të parë në histori të klubit në Ligë të Kampionëve.
Portali Foot Italia pas fundit të sezonit 2018/19 krijoi formacionin 3-4-3 për të bërë 11-shen më të mirë të futbollistëve të stinorit, ku kanë hyrë dy lojtarë të Atalantas.
FORMACIONI I SEZONIT 2018/19 NË SERIE A:
Portier: Samir HANDANOVIC (Inter);
MBROJTËS: Milan SKRINIAR (Inter), Kalidou KOULIBALY (Napoli), Giorgio CHIELLINI (Juventus).
MESFUSHORË: Hans HATEBOER (Atalanta) krah i djathtë, Miralem PJANIC (Juventus), Sergej Milinkovic-Savic (Lazio), Aleksandar KOLAROV (Roma) krah i majtë.
SULMUES: Duvan ZAPATA (Atalanta), Fabio QUAGLIARELLA (Sampdoria), Cristiano RONALDO (Juventus).