BASHKE ME FTESAT E REJA
18 lojtarët në dispozicion për Greqinë
4 September, 2020 @15:02
Tashmë me dy ftesat e fundit të bëra, Bernard Challandes do të ketë në dispozicion 18 futbollistë për duelin e 6 shtatorit ndaj Greqisë.
Kosova ka barazuar si mysafire e Moldavisë dje 1-1, ndërsa Greqia ka barazuar 0-0 gjithashtu si mysafire ndaj Sllovenisë.
Pas mospaisjes me leje nga klubet e tyre për ndeshje me Greqinë, Challandes do të llogarisë në një formacion për duelin ndaj grekëve me këtë 18-she.
PORTIERË: Samir Ujkani, Arijanet Muric dhe Visar Bekaj.
MBROJTËS: Florent Hadërgjonaj, Mërgim Vojvoda, Fidan Aliti, Amir Rrahmani, Armend Thaqi dhe Ibrahim Dresevic.
MESFUSHORË: Anel Rashkaj, Rron Broja, Florent Hasani, Bersant Celina, Valon Berisha, Arbër Zeneli, Bernard Berisha dhe Besar Halimi.
SULMUES: Atdhe Nuhiu.