KOMITETI OLIMPIK
2 federata të reja bëhen anëtare të KOK-ut
8 December, 2020 @13:49
Nga mbledhja e 54-të e BE të KOK-ut është bërë e ditur se dy federata të reja janë bërë anëtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Federata e Golfit dhe E-Sporteve janë pranuar si anëtare të përkohshme të KOK-ut.
Në njoftimin e lëshuar, është bërë e ditur gjithashtu se KOK-u do të mbështesë federatat sportive nga fondi i rimëkëmbjes i fituar nga Komiteti Olimpik i Evropës dhe Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare.