FAZA PËRGATITORE
2 Korriku kthehet në Kosovë
30 January, 2021 @23:33
Skuadra e Ligës së Parë, 2 Korriku, e ka përfunduar fazën përgatitore në Durrës ku ka qëndruar për 8 ditë.
Ekipi është kthyer sot në Kosovë, derisa gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar zhvilloi 3 ndeshje miqësore ndaj Gjilanit, Burrelit dhe Trepçës ‘89.
Shtabi teknik i ekipit i ka dhënë lojtarëve dy ditë pushim, për t’iu rikthyer më pas seancave stërvitore ditën e martë.