Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI 1-1 DRITA

2 penallti, anulime nga VAR, karton i kuq - për barazim në fund!

2 penallti, anulime nga VAR, karton i kuq - për barazim në fund!


28 August, 2022 @19:08

Barazim në fund, për të nervozuar trajnerin e Ferizajit Arbnor Morina, që u ndëshkua në kuq pas reagimeve ndaj referit kryesor!

Ferizaji shënoi golin për 2-1, që nga VAR u anulua për ofsajd, ndërsa përfundimtarja 1-1 nuk i konvenoi vetëm Dritës.

Blendi Baftiu @ Ferizaji vs Drita

Kjo sepse gjilanasit nënakmpionë aktual të Kosovës kanë pasur më shumë se loja përgjatë 80 minutave të ndeshjes. Shënuan vetëm një herë dhe në fund për pak nuk pësuan krejt!

TABELA AKTUALE

Raste të panumërta për ekipin e Atdhe Nuhiut, dy shtylla të qëlluara dhe shumë goditje që shkonin mbi ose pranë portës së Ferizajit. Blendi Baftiu e Marko Simonovski me rastet më të mira!

Derisa nga VAR ata fituan penallti, Besnik Krasniqi në stilin e tij shënoi për avantazhin e Dritës.

E krejt në fund kur Ferizaji u zgjua, një prekje me dorë pas gjuajtjes së lirë nga mbrojtja e Dritës, bëri që Egzon Shabani, të barazojë rezultatin për përfundimtaren: Ferizaji 1-1 Drita [Egzon Shabani 86 pen. - Besnik Krasniqi 68 pen.].

Besnik Krasniqi @ Ferizaji vs. Drita

Drita vazhdon pa humbje pas tri xhirove, por me dy barazime tashmë, ndërsa Ferizaji ka marrë pikën e dytë në katër ndeshje të zhvilluara deri tash, ndërsa pritet vendimi i KD-së për ndëshkimin e trajnerit të tyre për shkak të kartonit të kuq.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga