NGA KONFERENCA
200% ndaj Islandës për fitore
9 September, 2019 @16:39
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Edy Reja, në konferencën e sotme për shtyp, para ndeshjes së kuqezinjëve ndaj Islandës ka kërkuar 200%-shin e futbollistëve për të arritur fitoren.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se kjo është ndeshja vendimtare, që mund të përcaktojë edhe fatin e Shqipërisë në këto kualifikime.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
“Me Islandën do të jetë ndeshja jonë më vendimtare, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë evropiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikuar. Kemi tre ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashtë fushë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren,” ka thën Reja në konferencën për shtyp, ku foli edhe kapiteni i kuqezinjëve, Elseid Hysaj.
Hysaj ka kritikuar fjalët që po vinë nga rrjetet sociale për futbollistët.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
“Të gjithë çunat vijnë këtu me qejf, për të luajtur me fanellën e Shqipërisë dhe për të dhënë më të mirën. Ndeshjet zgjatin 90 minuta dhe çdokush gabon minimalisht njëherë, por nuk jam dakord me ato sulme që vijnë nga pas kompjuterit. Ne nuk vijmë këtu për lekë, por për të dhënë maksimumin dhe këtë bëmë edhe në Francë. Nuk është dramë të humbësh me Francën, pasi 2-3 lojtarë të saj vlejnë më shumë se të gjithë ne,” ka qenë i qartë në përgjigje mbrojtësi i Napolit.
Shqipëria pret në Elbasan Arena Islandën. Në përballjen e zhvilluar atje, kuqezinjtë u mposhtën 1-0. Islanda ka 12, Shqipëria 6 pikë. Një fitore e kuqezinjëve, mund të ngris motivin e lojtarëve për ndeshjen e radhës ndaj Turqisë në Stamboll, ku me fitore të radhës do të futeshin në lojë për kualifikim.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE