Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

3 opcione për Maqedonia-Kosova

3 opcione për Maqedonia-Kosova


21 April, 2020 @19:19

Federatat do të duhet të presin së paku edhe një muaj për të kuptuar datën e saktë të ndeshjes për PlayOff të Ligës D të Kombeve, bëjnë të ditura mediat maqedonase tash.

Si opcioni i parë është përmendur data e lirë e shtatorit, pastaj opcioni i dytë është tetor-nëntor, ndërsa e fundit gjysmëfinalja tetor, finalja në nëntor.

Sportmedia ka bërë të ditur se më 27 maj KE i UEFA-së do të vendos përfundimisht (gjithnjë duke patur parasysh zhvillimet e shteteve përkatëse me pandeminë).

Kujtojmë, ndeshjet e Ligës D të Kombeve dhe të gjitha PlayOffet tjera u shtyen dy herë. Së pari ishin përcaktuar të luhen në mars, pastaj në qershor dhe tash u lanë për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve që është paraparë të nis në shtator 2020.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani