Të gjitha lajmet

REFEREE

4 gjyqtarë të Kosovës në FIBA

4 gjyqtarë të Kosovës në FIBA

Teksti: FBK

14 March, 2019 @14:18

Xhelal Mumini, Daut Mehmeti, Dardan Maxhuni dhe Elion Obërtinca janë gjyqtarët kosovarë të cilët së bashku me komisionerin, Faton Kurshumlija, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) i ka paraqitur në FIBA Bota për periudhën 2019-2021 për të qenë bartës të thirrjes të FIBA-s.

Në fakt FBK në fillim të këtij viti e ka marr informatën zyrtare nga FIBA Bota se për periudhën e lartëpërmendur nga tre gjyqtarët që i ka pasur më 2017-2019 me thirrje të FIBA-s (Mumini, Mehmeti dhe Maxhuni) tani do ta ketë vetëm një gjyqtar dhe një komisionier. Dhe e gjithë kjo për shkak të rënies në rangim botëror të Përfaqësueses A të Kosovës.

Megjithatë pas kontakteve të krerëve të lartë të FBK-së me FIBA Botën dhe dëshmive të paraqitura për punën që po e bën FBK në krye me Komesarin e Garave të FBK-së për zhvillimin e gjyqtarëve tanë, atëherë FIBA Bota ka reaguar menjëherë dhe së fundi zyrtarisht e ka informuar FBK-në se i ka 4 vende për gjyqtarë dhe 1 për komisioner. 

Tani katër gjyqtarëve kosovarë dhe komisionerit u ka mbetur që ti kryejnë të gjitha testimet në FIBA në mënyrë që të pajisen me licencë për dy vitet e ardhshme.

Duhet theksuar se tre gjyqtarët kosovar, Mumini, Mehmeti dhe Maxhuni janë nominuar për të ndarë drejtësinë në Kampionatet Evropiane të kategorive të reja që janë mbajtur gjatë verës së kaluar.

Mumini e ka ndarë drejtësinë në 3 Kampionate Evropiane, Mehmeti në 2 dhe Maxhuni në 2 Kampionate.

REFEREE

Bunjaku kandidat për referim potencial në gara të FIBA-së

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

17 May, 2019 @21:11

Referi prizrenas, Visar Bunjaku, është nominuar nga FBK-ja për kampin FIBA Potential National Referees. Ky kamp mundëson zhvillimin e referëve,…

NGA INFORMATORI NR 38

Publikohen dënimet nga ndeshja e fundit e serisë finale

Foto: K. Derguti/ FBK/ fb

15 May, 2019 @10:55

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar Informatorin e fundit të Superligës për këtë stinor 2018/19, ku ka bërë…

RAHOVECI - PRISHTINA

Prishtina rikthen titullin në kryeqytet

10 May, 2019 @23:07

Skuadra e Prishtinës, duke e mposhtur Rahovecin në serinë finale të Superligës së Kosovës në basktboll me rezultat 3-1, e…

RAHOVECI - PRISHTINA

Ç3: Pas incidentit, përjashtohen 3 lojtarë

10 May, 2019 @22:37

Pas inicidentit në çerekun e tretë të ndeshjes së katërt të serisë finale të PlayOffit, tashmë referët kanë përjashtuar nga…

RAHOVECI - PRISHTINA

Sulmohet Edo, zbrazet palestra në çerek të tretë

10 May, 2019 @22:30

Në fund të çerekut të tretë u desht të zbrazet palestra. Një top i hedhur i Deshon Minnisit me qëllim…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga