FORMACIONET STARTUESE
5-shet startuese: Prizreni-Peja
4 November, 2020 @18:44
Pas pak çastesh nis dueli i parë i xhiros së tretë të Superligës së Kosovës, ndërsa takohen KB Ponte Prizreni dhe KB Peja.
Skuadra bardhezi nga Prizreni deri tash ka bilans 1-1, ndërsa Peja 2-0. A do t’ia shkaktojnë prizrenasit humbjen e parë verdhezinjëve këtë stinor apo shqiponjat do të vazhdojnë me bilans perfekt!
Trajnerët e ekipeve përkatëse, Arbnor Rifati dhe Edi Dzelalija kanë bërë gati për ndeshje, këto pesëshe startuese.
PRIZRENI: Arti Hajdari, Justin Jones, Ty Nichols, Urim Zenelaj & Josh Martin.
PEJA: Beqë Kovaçi, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Amel Kuljuhovic & Albin Berisha.