Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - BESA

6 minuta, 3 gola, Nikli fiton dramën

6 minuta, 3 gola, Nikli fiton dramën


14 March, 2018 @16:46

Ndeshja më dramatike e ditës së sotme padyshim që u zhvillua në Drenas.

Pjesa më e madhe e ndeshjes kaloi me dominimin e vendasve, mirëpo deri 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, dukej sikur rezultati përfundimtar do të ishte ‘i bardhë.”

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Mirëpo, një gol i Albutrint Morinës së vendasve e ngjalli ndeshjen, gjë që ngjalli reagim te Besa, e cila barazoi 3 minuta më vonë dhe e barazoi rezultatin. Por, festa pejane zgjati pak, me Haxhi Shalën e vendasve që e gjeti golin në minutën e tretë të kohës shtesë dhe përballja u mbyll me fitoren e Feronikelit.

Kjo fitore e ngrit Niklin në kuotën e 37 pikëve, derisa Besa mbetet akoma në vendin e parafundit.


 
Të gjitha lajmet nga