ROCKETS - HAWKS
60 pikë për 3 çerekë nga Harden
1 December, 2019 @10:43
Super ylli i Houston Rocketsit, James Harden, sot në mëngjes ka shkëlqyer kundër Atlanta Hawksit.
Houstoni e mposhti Atlantan me rezultat 158-111, derisa Hardeni ishte i pakapshëm.
James Harden për 3 çerekë sa ishte në lojë, shkëlqeu me 60 pikë e 8 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Ben McLemore me 24 pikë dhe nga Russell Westbrook me 15 pikë, 8 kërcime e 8 asistime.
Te Atalanta më i miri ishte Trae Young me 37 pikë.
Houston me 13 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore.