Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - VUSHTRRIA

8 fitore rresht për Dritën

FOTO / KB Drita

8 fitore rresht për Dritën


10 December, 2020 @18:30

Skuadra gjilanase Drita, regjistroi fitoren e tetë rresht, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 80-74.

Drita arriti të kthehet prej 11 pikëve disavantazh dhe e mposhti kundërshtarin me gjashtë pikë epërsi.

Qëndrim Demi ishte koshashënuesi më i mirë i skuadrës gjilanase me 20 pikë. Ai luajti edhe me 7 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Rinor Ahmeti me 19 pikë dhe Gent Shala me double-double prej 18 pikëve e 24 kërcimeve.

Te Vushtrria Engjëll Ramaj u dallua me 23 pikë e 4 kërcime dhe Albion Imeri me 18 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Drita gjendet në pozitën e dytë me 8 fitore e 1 humbje, kurse Vushtrria me 4 fitore e 5 humbje është në pozitën e pestë.

Në xhiron tjetër Drita takohet me AS Prishtinën, ndërsa Vushtrria me Prishtinën e Re.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë