Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN 8-2 BARCELONA

8ayern lodh Barcelonën

8ayern lodh Barcelonën


14 August, 2020 @22:54

Njëra ndër çerekfinalet që pritej të ishte më e paparashikueshme dhe më interesante, që prej minutave të para të saj mori kahje tepër të parashikueshme.

Bayern ka demoluar Barcelonën për të siguruar gjysmëfinalen e garës ndaj fituesit të ndeshjes që luhet nesër, Manchster City - Lyon.

Bayern

Fitorja e Bayernit nuk u vu aspak në dilemë që prej gjysmë-orëshit të parë të ndeshjes, kur tashmë rezultati ishte 4-1 në të mirë të bavarezëve, që shënonin më lehtë sesa në stërvitje të ekipit.

Barcelona përndryshe ka pësuar më së shumti gola në pjesë të parë gjithashtu në histori të saj, duke pranuar katër sosh në 45 minutëshin e parë të duelit.

Barcelona e Quique Setienit këtu merr fund për këtë stinor, s’do të donte të kujtoj asnjëherë këtë natë, ndërsa humbja prej gjashtë golash epërsi është më e thella në histori të klubit!

Fundi i ndeshjes, gjeti Bayernin si fitues në semafor me rezultat 8-2 [Muller 4, 31, Perisic 22, Gnabry 28, Kimmich 63, Lewandowski 82, Coutinho 85, 89 - Alaba 7ag, Suarez 57]


 
Të gjitha lajmet nga Champions League