FILLON SUPERLIGA
A do nis këndellja e Istogut?
27 February, 2016 @9:55
Kampioni aktual i Kosovës dhe lideri i Superligës, Ferronikeli, me formacion të plotë, përforcime dhe trajner e staf të ri në ekip udhëton në Istog për të vazhduar misionin e mbrojtjes së titullit.
Mirëpo, në anën tjetër Istogu, i fundit në tabelë, me vetëm 4 fitore gjatë vjeshtës dhe me Genc Hoxhën trajner po kërkon këndelljen dhe kthimin e rezultateve pozitive në pranverë.
A do të arrijë këtë mbetet të shihet në fund të stinorit, por gjithçka ia nis sot në përballjen me aktualisht ekipin më të fortë të ligës.
Dueli i të fundit dhe të parit në Superligë sot përveç se hap pranverën në elitën e futbollit tonë do të thotë shumë për ecejaken e troftave deri në fund të stinorit.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë Kreshnik Vula kryesor, me ndihmësit Alban Ejupi, Ramadan Hyseni dhe Mentor Baliu.
DUELI I KALUAR:
26 shtator 2015 | Ferronikeli 3-1 Istogu |