Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KEMAL ADEMI

Ademi në pritje të ftesës nga Zvicra

Ademi në pritje të ftesës nga Zvicra


5 February, 2021 @18:25

Sulmuesi shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Kemal Ademi, në një intervistë për mediat helvetike ka thënë se do të ishte i lumtur nëse do të pranonte ftesë nga përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic.

Në intervistën e tij për 20 minuten, Ademi tha: “Do të isha shumë i lumtur nëse trajneri Vladimir Petkoviç do të më kontaktonte duke thënë: “Kemal, kam nevojë për ty”. Unë gjithashtu kam biseduar me prindërit e mi për vendimin. Dhe gjërat tashmë po lëvizin drejt Zvicrës. Por deri më tani asgjë ende nuk është vendosur,”.

Emri i Ademit shpesh është përmendur edhe në përfaqësuesen e Kosovës, e cila ka mungesë të alternativave në vijën e sulmit.

Sulmuesi 25 vjeçar aktualisht po luan për skuadrën Fatih Karagumruk, tek e cila është huazuar javën e kaluar nga Fenerbahce.


 
Të gjitha lajmet nga