Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA BARCELONËS

Afrohet Ronald Koeman

Afrohet Ronald Koeman


18 August, 2020 @11:43

Njeriu që solli trofeun e parë të Ligës së Kampionëve për Barcelonën, Ronald Koeman, pritet të bëhet trajneri i ri i skuadrës katalonase.

Një gol i tij i shënuar nga gjuajtja e lirë në finale të garës atëherë ndaj Sampdorias së frikshme atëherë dhe fitorja 1-0 e katalonasve, i kishte sjellë Barçës trofeun e parë të kësaj gare pas humbjes në një finale të mëhershme, turpshëm ndaj Steauas.

Barcelona shkarkoi nga detyra trajnerin Quique Setien, tre ditë pasi që ekipi u turpërua nga Bayern në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke humbur 8-2.

Setieni 61-vjeç drejtoi Barcelonën prej janarit të këtij viti dhe vetëm 25 ndeshje.

“Trajneri i ri do të emërohet në ditët në vijim,” ka shkruar komunikata e klubit pas njoftimit për shkarkim të Setienit.

Sipas Guillem Balague, njohës i futbollit spanjoll, holandezit Koeman do t’i ipet kontratë 2-vjeçare, edhe pse ai do të pranonte kontratë edhe një-vjeçare, pasi që sa kohë po kërkon të arrijë si trajner në klubin ku ka luajtur rol të madh si lojtar.

Për Balague, ish-trajneri i Tottenhamit Mauricio Pochettino është opcion më i mirë, por nuk ka asgjë konkrete me të. Dhe kjo është vështirë të ndodh pasi që Pochettino ka plan të qartë për shpenzime, derisa Barcelona në vitet e fundit ka punuar pa kurrëfarë plani dhe është zhytur në borxhe dhe rroga të majme, që ua limitojnë mundësitë për transfere.

Koeman përgjatë karrierës si trajner ka punuar në LaLiga, Eredivisie, por edhe në Premier Ligë. Së fundi ai është duke drejtuar reprezentacionin holandez.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga