Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE GUNNERS

“Ai i ndihmon çdokujt”, Luiz vazhdon me Arsenalin

Foto: premierleague.com

“Ai i ndihmon çdokujt”, Luiz vazhdon me Arsenalin


24 June, 2020 @10:46

Mbrojtësi brazilian i Arsenalit, David Luiz, ka vazhduar kontratën edhe për një vjet e ekipin e tij.

Mbrojtësit Pablo Mari dhe Cedric Soares, gjithashtu do t’i bashkohen topçinjëve pas përfundimit të huazimeve. Kurse Dani Ceballos ka vazhduar huazimin edhe për një vjet.

Luiz 33-vjeçar iu bashkua Arsenalit nga Chelsea në vitin e kaluar.

“David është lojtar i rëndësishëm për ne. Ai ka luajtur pjesën më të madhe të ndeshjeve për ekipin këtë sezon dhe ka qenë pikë e rëndësisshme e ekipit. Pasimi, komunikimi me ekipin brenda e jashtë fushës - i ndihmon çdokujt,” ka thënë Edu, drejtori teknik i ekipit nga Emirates.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League