Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AJAX

Ajaxi kampion në Holandë

PAP/EPA/OLAF KRAAK

Ajaxi kampion në Holandë


5 May, 2013 @16:49

Dilema e fituesit të titullit në kampionatin holandez ka marrë fund. Skuadra nga Amsterdamit, Ajax, është shpallur kampion i Holandës për herë të tretë me radhë pas fitores së sotshme ndaj skuadrës Williem II, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 5-0.

Kolbeinn Sigthorsson (12’), Christian Eriksen (25’), Viktor Fischer (68’), Siem de Jong (82’) dhe Danny Hoesen (89’), ishin autorët e goleadës së bardhekuqëve nga Amsterdami.

Tre pikët e fituara nga kjo ndeshje bënë që Ajaxi të ketë 73 pikë gjithsej, duke mbetur në krye të tabelës me 4 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, PSV Eindhoven dhe kështu arriti të siguroj titullin e kampionit një javë pa përfunduar stinori i rregullt.

Ky ishte titulli i 32-të i kampionit për gjigantin holandez, Ajax.


 
Të gjitha lajmet nga