Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Alain Giresse, selektor i ri i Kosovës

Alain Giresse, gjatë prezantimit të tij si si përzgjedhës i ri i Kosovës

Alain Giresse, selektor i ri i Kosovës


23 February, 2022 @12:59

Në këto momente po bëhet zyrtarizimi i selektorit të ri të Kosovës, Alain Giresse.

Selektori i ri i Kosovës u bë Alain Giresse, derisa kreu i FFK-së Agim Ademi ka bërë të ditur se i beson plotësisht atij, duke vënë bashkarisht në prezencë të mediave nënshkrimin në kontratë.

Giresse është 69-vjecar dhe ka të fituar EURO 1984 me Francën si lojtar, ndërsa si trajner ka drejtuar një kohë PSG e më pas disa shtete afrikane.

Në këto momente Giresse po bën prezantimin e tij dhe lidhjet me Kosovën që ka pasur, duke përmendur Fadil Vokrrin.

“Sot, po zyrtarizohet detyra ime si përzgjedhës i Kosovës dhe jam i lumtur e shumë i nderuar. Unë jetoj në Toulouse dhe atje kam miq kosovar, ku e njoh edhe kryetarin. Para disa viteve isha mysafir në Kosovë, ky kryetari aktual nuk ishte në atë post por i ndjeri Fadil Vokrri, për të cilin dua ta bëj një homazh nga këtu për shkak se kam pasur lidhje shumë të forta me të. Në Francë, kur kam dëgjuar për vdekjen e tij, kam mbetur shumë i prekur. Për të vazhduar lidhjen time me Kosovën, kur isha në krye të Senegalit kemi luajtur një miqësore me Kosovën në Gjenevë. Në atë kohë, Kosova nuk ishte e pranuar në UEFA dhe në Senegal më kanë pyetur se kundër kujt do të luajmë dhe iu kam treguar se bëhet për një vend që e njoh shumë mirë. Kjo është lidhja ime dhe për këtë arsye me kënaqësi kam pranuar të jem këtu pasi kam njohuri për Kosovën. Unë jam pajtuar me kërkesat e kryetarit të FFK-së, pasi kam punuar më përpara me ekipe kombëtare dhe e di që çdo vend pret shumë prej ekipit të tij”, tha Giresse.

“Kosova luan si ekip bashkë, ne duhet të ndërtojmë një ekip me potencialin ekzistues të lojtarëve. Puna është bërë paraprakisht dhe unë jam këtu vetëm për të vazhduar punën, të përparojmë dhe të bëjmë më të mirën. Lojtarët janë shumë teknikë, kanë dëshirë ta mbajnë topin, gjë që më pëlqen shumë. Mua më pëlqen stili i lojës të lojtarëve të Kosovës. Sa i përket ekipit, është me rëndësi ta gjejmë balancin e duhur por edhe mentalitetin, që është i nevojshëm për të treguar lojë të mirë”, ka thënë Giresse.

”Çka më pëlqen në profesion, është që me kombëtare nuk duhet të luajmë në baza ditore, është me rëndësi të krijojmë ekip me potencial. Potenciali është këtu dhe ne duhet të vazhdojmë me progres. Nëse dëshironi të jap një opinion për lojtarët e Kosovës, ata janë teknik, lojtarë që kanë qejf të luajnë me top, një stil që unë e vlerësoj shumë,” vazhdoi ai.

Kontrata e tij është deri në nëntor të vitit 2023, që i bie deri në fund të kualifikimeve për EURO 2024.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova