Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DËSHTIMI

Alarmohen Inter dhe Juventus

REUTERS

Alarmohen Inter dhe Juventus


5 August, 2013 @12:51

E përditshmja italiane, La Gazzeta Dello Sport, ka dalë më titull sot, Inter dhe Juventus në alarm. 

Kjo, ka ardhur si pasojë e humbjeve të skuadrave më të mëdha italiane në International Champions Cup dhe tani Inter dhe Juventus do të luftojnë për dy pozitat e fundit në këtë turne. 

 

Juventus u mposht nga Everton dhe Los Angeles Galaxy, ndërsa Inter u mposht nga Chelsea dhe Valencia

 

Derisa trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka kërkuar nga futbollistët t’i japin fund kësaj ecjeje të rezultateve, ai i Interit, Walter Mazzari, ka thënë se neroazzurrët janë në rrugë të mirë dhe se loja e tyre çdo ditë po përmirësohet, kurse humbjen 4-0 nga Valencia e ka arsyetuar me ‘lodhje’ të lojtarëve. Skuadra tjetër nga Serie A që po merr pjesë në këtë turne, Milan, ka dalë të jetë më e suksesshme se dyshja e përfolur. Ekipi i Massimiliano Allegrit do të luftojë për vendin e tretë me Los Angeles Galaxyn më 8 gusht. 


 
Të gjitha lajmet nga