NË LONDËR
Albian Ajeti zyrtarisht te çekanët
8 August, 2019 @11:30
Sulmuesi zviceran me origjinë shqiptare, Albian Ajeti, është anëtar më i ri i skuadrës nga Premier Liga angleze, West Ham United.
Futbollisti 22 vjeç ka shënuar 15 gola në 35 ndeshje gjatë stinorit të kaluar në elitën zvicerane të futbollit, ndërsa ka qenë pjesë edhe e reprezentacionit të Zvicrës në arritjen e finaleve të edicionit të parë të Nations League.
“Besoj që s’duhet menduar shumë kur të vjen oferta nga një klub me traditë në Premier Ligë,” ka thënë Ajeti gjatë prezantimit të tij, ku nënshkroi kontratë 4 vjeçare me çekanët e Londrës.
Ajeti është transferi i gjashtë i West Hamit këtë verë, pas Hallerit, Pablo Fornalsit, Goncalo Cardosas dhe portierëve Roberto e David Martin.