Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK II

Albion Pllana (Trepça’89) - Ylli i javës (2)

Albion Pllana (Trepça’89) - Ylli i javës (2)


23 August, 2022 @6:41

Ndoshta Trepça’89 ende nuk ka fituar asnjë ndeshje në Superligë, por as nuk ka humbur ende, por lojtarët e saj po bëjnë dallimin në Superligë në ndeshjet e ekipit.

E për këtë s’ka si mos të jetë i kënaqur as Shpëtim Idrizi, trajner i tyre. Pas Christian Mba-së që fitoi çmimin e Yllit të javës së parë në Superligë, tashmë një tjetër lojtar i Trepçës’89 ka marrë çmimin e Yllit të javës së dytë.

E ky është i riu Albion Pllana, i cili u fut si zëvendësues në ndeshje ndaj Llapit për të shënuar dy herë dhe për të mos lënë ekipin e tij të kthehet në Mitrovicë me humbje nga Podujeva.

Mitrovicasi 22-vjeçar në 25-minutat e fituara nga trajneri bëri gjithçka për të lënë shenjë në këtë ndeshje - dhe së fundi edhe në mënyrë të merituar mori çmimin e më të mirit të javës.

“Ky shpërblim për mua është shumë domethënës. I falënderoj ata që e vlerësuan paraqitjen time, si dhe shokët e ekipit dhe trajnerët për angazhimin dhe punën që po e bëjmë në çdo ndeshje. Trepçën’89 e shoh sa më lart këtë vit, pasi kemi ekip shumë të mirë dhe të gjithë djemtë luajnë me përkushtim të madh”, ka theksuar Pllana, për faqen zyrtare të FFK-së, pas pranimit të çmimit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga