JUVENTUS
Allegri largohet nga Juventusi
17 May, 2019 @14:25
Trajneri i deritashëm i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk do të jetë në krye të skuadrës nga Torino nga stinori 2019/20.
Lajmin e bëri të ditur skuadra e Juventusit, derisa nesër do të ketë konferencë për media në lidhur me largimin e Allegrit nga detyra, kurse italiani i lartpërmendur pritet të jetë në stafin e Juventusit me një detyrë të re.
Juventusi u shpall kampion sivjet në Serie A, derisa ky ishte titulli i 8 rresht për bianconerët.
Në total, Allegri me Juventusin ka fituar 5 Serie A, 4 Coppa Italia dhe 2 Superkupa të Italisë.