Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMENICË

Almedin Murati te Dardana

Almedin Murati duke nënshkruar dhe duke pozuar me fanellën e ekipit të tij të ri/ Foto: KFDardana/fb

Almedin Murati te Dardana


29 January, 2021 @0:03

Si super-përforcim e ka paraqitur skuadra nga Kamenica, Dardana, futbollistin e dëshmuar në Superligë, Almedin Murati.

Murati që ka qenë pjesë e Drenicës së fundi, ndërsa ka luajtur për Dritën, Besën e Vëllaznimin më parë, pritet të jetë një armë e fortë e Dardanës për pjesën pranverore të kampionatit.

“Të dashur tifozë, Ultras Dardanë dhe të gjithë adhuruesve të tjerë të klubit tonë, kemi nderin dhe kënaqësinë të prezantojmë sonte para jush super përforcimin e radhës: Almedin Murati,” ka shkruar njoftimi i Dardanës botuar sonte.

Almedinho e ka quajtur njoftimi i klubit në titull futbollistin e dëshmuar në Superligë me të cilin pret të shtojë numrin e golave në Ligë të Parë B të Kosovës.

Dardana pjesën vjeshtore të stinorit e përfundoi në pozitë të gjashtë të renditjes tabelare me 18 pikë të tubuara, por mungesa e golave është vërejtur te skuadra, duke qenë se është bashkë me KEK-un ekip që ka shënuar më së paku në 14 xhirot e zhvilluara, vetëm 8 gola përgjatë pjesës vjeshtore të Ligës së Parë B.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga