Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LJUBISA TUMBAKOVIC

Ambiciet e tyre, motiv yni

Foto: Vijesti/ F. R.

Ambiciet e tyre, motiv yni


6 June, 2019 @14:23

Trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës ka thënë se ambiciet e Kosovës në këtë ndeshje do të jenë motiv për ekipin malazez.

“Ata luajnë futboll direkt, presing të lartë, kanë individë të mirë,” ka thënë ndër të tjera Tumbakovic për media.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT DREJT EURO2020

“I kemi skautuar edhe në ndeshje zyrtare edhe në miqësore. Kanë karakteristika interesante të lojës, nuk janë mposhtur qe 12 lojë dhe e gjithë kjo i jep të drejtë atyre të mendojë për rezultat pozitiv këtu,” ka thënë selektori i Malit të Zi.

“Ne me rezultate nuk jemi si ata, mirëpo kemi luajtur tepër mirë ndaj Bullgarisë si mysafirë, gjithashtu 60 minutat e para ndaj Anglisë thuajse kanë qenë pefekte. Por, edhe pse rezultati nuk flet për ne, ambiciet e tyre janë motiv për ne,” ka shtuar ai.


 
Të gjitha lajmet nga