Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A&N 3-0 VELLAZNIMI

A&N arrin fitoren historike ndaj Vëllaznimit

Foto: A&N/fb

A&N arrin fitoren historike ndaj Vëllaznimit


30 September, 2020 @23:48

Përveç që shënuan më të thellë të stinorit deri tash, A & N nga Prizreni ka arritur që të regjistrojë edhe fitoren e parë në histori të klubit si anëtar i ri i Ligës së Parë.

Ekipi i drejtuar nga ish-futbollisti dhe ish-trajneri i përkohshëm i Lirisë, Genc Tamniku, ka arritur të mposht ekipin e Vëllaznimit të Gjakovës, me rezultat bindës 3-0.

TABELA AKTUALE

Dy golat e parë A&N i shënoi në pjesë të parë, ndërsa të tretin dhe vulosës të fitores në pjesë të dytë.

Me këtë fitore A&N ka arritur që të ngritet në mes të tabelës së Ligës së Parë A, ndërsa Vëllaznimi është zhytur në fund të saj me bilans negativ, dy ndeshje - dy humbje dhe katër gola të pranuara e asnjë të shënuar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë