Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - A&N

A&N përmbys Malishevën, me Visokën radhiten fitoret për prizrenasit

Foto: A&N/fb

A&N përmbys Malishevën, me Visokën radhiten fitoret për prizrenasit


29 November, 2020 @17:16

Skuadra debutuese në Ligë të Parë të Kosovës, A&N, ka shënuar fitoren e katërt me radhë sot në Ligë të Parë, duke kapur formën më të mirë të skuadrës që prej fillimit të stinorit.

A&N edhe pse ka qenë në disavantazh 1-0, ka arritur të rikthehet në lojë dhe të fitojë ndeshjen në fund, për përfundimtaren 1-2 [Albion Rrahmani 5 - Vilson Lila 12, Leutrim Gashi 90].

Kjo është fitorja e tretë e A&N prej se në krye të ekipit erdh Megzon Visoka, ndërsa edhe një tjetër e patën shënuar me Refet Mullallarin që kishte zëvendësuar Genc Tamnikun e larguar.

TABELA AKTUALE

Me gjithë këto fitore, A&N tash ka tubuar 12 pikë në xhirot e fundit për të arritur në mes të tabelës me 21 pikë në total dhe për të qenë vetëm 3 pikë larg kreut të klasifikimit!

Në anën tjetër Malisheva ka humbur kreun e tabelës me këtë humbje, pasi që atë dje e mori Istogu. Përndryshe, kjo është humbja e dytë e Malishevës në Liman Gegaj me trajnerin Senad Alirifa që prej fillimit të stinorit, kur patën humb në xhiron e parë nga Onixi në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë