ANADOLU EFES - BARCELONA
Anadolu Efes fiton pas 3 humbjeve, mposhtë Barcelonën
22 December, 2020 @20:39
Skuadra trurke Anadolu Efes, pas 3 humbjeve rresht, u njoftua me fitore duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 86-79.
Barcelona në 10 minutëshin e parë kishte një epërsi prej 10 pikëve, ndërsa Anadolu Efes nuk e lëshoi ndjekjen dhe erdhi këndellja gradualisht.
Pjesën e parë skuadrat e mbyllën me barazim 43-43, derisa në pjesën e dytë kontrolli ishte më shumë te skuadra turke dhe në fund fitues nga dueli doli Anadolu Efes.
Shane Larkin në këtë ndeshje shkëlqeu me 23 pikë, 8 asistime e 7 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Vasilije Micic me 17 pikë e 5 kërcime.
Te Barcelona u veçuan Nikola Mirotic me 18 pikë dhe Nick Calathes me 15, por nuk mjaftuan për fitore.
Anadolu Efes ka bilanc prej 8 fitoreve e 8 humbjeve, kurse Barcelona me 11 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e dytë në Euroleague.