Të gjitha lajmet

MESFUSHORI I KOSOVËS

Anel Rashkaj prezantohet te ekipi i ri i tij

Fotot: SJK

Anel Rashkaj prezantohet te ekipi i ri i tij

8 February, 2020 @16:35

Mesfushori dhe kapiteni i parë i reprezentacionit të Kosovës, Anel Rashkaj, sot është bërë zyrtarisht me ekip të ri.

Prizrenasi 30 vjeçar është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit finlandez Seinajoen Jalkapallokerho, që luan në elitë të futbollit të këtij vendi skandinav.

Faqja zyrtare e SJK-së ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje një-sezonale me futbollistin e Kosovës, që ka bërë karrierë kryesisht në Suedi e Norvegji.

Anel Rashkaj

Ndërsa në deklaratën e tij të parë si lojtar i ri i SJK-së, Rashkaj ka thënë:

“Jam shumë i gëzuar që kam arritur marrëveshje me SJK-në. Klubi duket profesional dhe kam dëgjuar shumë të mira për këtë klub. Mezi pres të debutojë dhe të tregojë cilësitë e mija për klubin e ri. Premtoj në punë të pandalshme dhe lidership përgjatë çdo ndeshjeje.”

Rashkaj me gjetjen e ekipit të ri, pritet të hyjë në formë në kohën kur i nevojitet më së shumti Kosovës, në mars, kur luhet PlayOffi për sigurimin e biletës së fundit për EURO 2020.

FUTBOLLISTI I RADHËS TE DINAMO E ZAGREBIT

Sa i kushtoi Lirim Kastrati Dinamos?!

Foto: gnkdinamo.hr

17 February, 2020 @19:10

Mediat kroate pas zyrtarizimit të transferit të Lirim Kastratit në drejtim të Dinamo Zagrebit kanë zbuluar shumë e transferit të…

TURNE MIQËSOR PËR FUTBOLLISTET/ËT

Vajzat e djemtë U19 të Kosovës, për Pavarësi në Itali

Foto: FFK

16 February, 2020 @16:42

Dy ekipet kombëtare të Kosovës U19 në konkurrencën e meshkujve dhe Kombëtarja e femrave janë ftuar në turnetë që do…

FFK

Projekt i ri për futbollin e femrave

Fotot: FFK

14 February, 2020 @14:22

Federata e Futbollit e Kosovës do të nisë me projektin e ri për zhvillimin e futbollit të femrave, në kuadër…

REIMS

Arbër Zeneli i gatshëm ndaj St Etiennit

TOPSPORTI/ A. P.

10 February, 2020 @19:55

Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018, Arbër Zeneli, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës…

KROACI

Hap i madh për Lirim Kastratin, transferohet te gjigandi kroat

9 February, 2020 @12:06

Një hap i madh për Lirim Kastratin! Sulmuesi nga Hogoshti raportohet ta ketë kompletuar transferimin e tij te Dinamo i…

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja