Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 3: CELTICS - RAPTORS

Anunoby shpëton kampionin nga humbja

FOTO / NBA

Anunoby shpëton kampionin nga humbja


4 September, 2020 @8:32

Me shënimin e OG Anunobyt në sekondat e fundit, Toronto Raptors e mposhti Boston Celticsin me rezultat 103-104.

Boston Celtics kishte shënuar në sekondat e fundit për 103-101 dhe kishin mbetur edhe 0.5 sekonda, kur lojtari i Torontos OG Anunoby me shpejtësi tentoi nga vija e treshit dhe ia solli fitoren skuadrës duke shënuar pikët më kritike të ndeshjes.

Kyle Lowry me 31 pikë, 8 asistime e 6 kërcime dhe Fred VanVleet me 25 pikë, ishin më të dalluarit te skuadra kanadeze, kurse te Bostoni Kemba Walker me 29 pikë.

Rezultati në këtë seri është 2-1 në favor të Bostonit. Ndeshja e katërt do të luhet më 6 shtator.


 
Të gjitha lajmet nga NBA