Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KATEGORIA E PARË, FINALJA

Apolonia kampione, bashkë me Kastriotin i kthehen Superiores

Foto: FSHF

Apolonia kampione, bashkë me Kastriotin i kthehen Superiores


23 July, 2020 @15:54

Pas konfirmimit të rënies së Luftëtarit dhe Flamurtarit nga Kategoria Superiore herët këtë stinor 2019/20, Apolonia e Fierit dhe Kastrioti i Krujës janë dy uadrat që vinë në Superiore për stinorin 2020/21.

Në finalen për të gjetur edhe kampionin e Kategorisë së Parë të futbollit shqiptar, dje Apolonia mposhti në finale dje Kastriotin, duke e përmbysur rezultatin.

Në duelin e zhvilluar në Elbasan Arena, Kastrioti ishte në avantazh përgjatë pjesës së parë të ndeshjes me golin e Spartak Ajazit, ndërsa shpejt barazoi Redon Mihana për të mbyllur 45 minutëshin e parë 1-1.

E ka qenë pikërisht Ajazi që devijoi një top në pjesë të dytë dhe përcaktoi fituesin, duke shënuar autogol, për të bërë Apoloninë kampione të Kategorisë së Parë.

Të dyja skuadrat si fituese të grupeve të Kategorisë së Parë, siguruan Superioren, ndërsa Apollonia do të shënohet si kampione e kësaj Kategorie.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore