Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI

Arben Camaj nënshkruan me Yllin

Arben Camaj nënshkruan me Yllin


15 August, 2019 @13:27

Skuadra e Yllit, ka zyrtarizuar përforcimin Arben Camaj.

Camaj i gjatë 206 cm, luan në pozitën e qendrës, derisa pritet ta përforcojë trapezin e skuadrës nga Suhareka.

Arbeni në lidhje me transferimin e tij ka folur për faqen zyrtare të Yllit:

Jam shumë i emocionuar që do të luaj në Kosovë. Kam shikuar disa ndeshje dhe më pëlqen atmosfera. Jam shumë gati të luaj fuqishëm për Suharekën, që të fitojmë për qytetin dhe tifozët.”

Arben Camaj është përforcimi i dytë i Yllit pas Altin Morinës, që e zyrtarizuan ditë më parë.


 
Të gjitha lajmet nga