FAZA PËRGATITORE
Arbëria zhvillon stërvitjen e parë në Antalya
15 January, 2021 @17:36
Skuadra e Arbërisë sot ka realizuar stërvitjen e parë në Antalya të Turqisë, ku po qëndron në kuadër të fazës përgatitore për stinorin pranveror.
Ekipi deri më tani ka qenë mjaft aktiv në afatin kalimtar, duke bërë transferime të shumta që e kanë rritur konkurrencën mes lojtarëve.
Arbëria stinorin vjeshtor në Superligë e mbylli në pozitën e gjashtë me gjithsej 21 pikë të tubuara.