Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK X

Arbnor Ramadani (Gjilani) - Ylli i javës (10)

Arbnor Ramadani (Gjilani) - Ylli i javës (10)


10 October, 2022 @14:19

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë. Çmimi i më të mirit për javën e 10-të i ka takuar futbollistit të SC Gjilani, Arbnor Ramadani.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit. Ramadani ishte shpëtimtar i skuadrës gjilanase, pasi në duelin me Ferizajn realizoi golin e barazimit në minutën e dytë të lojës shtesë. Përveç golit, Ramadani u dallua me lojë të mirë gjatë tërë ndeshjes.
Çmimi “Ylli i Javës” për Arbnor Ramadanin e ndau Adelina Çoçaj, menaxhere e marketingut dixhital në Albi Mall.
Pasi mori çmimin, Ramadani theksoi se ndihet mirë për vlerësimin dhe se atë e sheh si motivim për të ardhmen.
“Ky çmim besoj që do të më shërbej si një motivim shtesë për ndeshjet në vazhdimësi. SC Gjilani përkundër problemeve të cilat janë të njohura për opinionin, po arrin ta mbajë hapin me skuadrat tjera. Edhe më tej do të synojmë kreun e tabelës dhe uroj që sa më shpejt problemet e klubit të gjejnë zgjidhje. Ne kemi skuadër të fortë dhe kualiteti na lejon që të besojmë dhe të punojmë për kreun e tabelës”, ka theksuar Arbnor Ramadani për faqen zyrtare të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga