RIKTHIMI
Arian Çallakaj rikthehet te Rahoveci
29 January, 2021 @22:18
Basketbollisti pejan, Arian Çallakaj, që nisi stinorin 2020/21 suksesshëm te rekord-kampionia e Kosovës Sigal Prishtina, është përforcim i fundit i KB Rahovecit.
Rahoveci ka zyrtarizuar përforcimin e skuadrës, që është një rikthim pasi që Çallakaj ka qenë edhe më parë pjesë e ekipit të vreshtarëve.
“Arian Çallakaj sërish në Mizahir Isma për ta ndihmuar skuadrën tonë në shumë aspekte, qoftë në rritjen e fondit të lojtarëve, qoftë në organizim të ndeshjeve,” ka shkruar njoftimi i ekipit që deri vonë mbante lidershipin në Superligë.
Çallakaj 28-vjeçar luan në pozitën e organizatorit, por mund të ndihmojë edhe në pozitat 2-3 me gjatësinë e tij prej 195 centimetrash. Njihet si lojtar që shënon mjaft për ndeshje.
Së fundi, me Sigal Prishtinën ka pasur mesatare prej 15.3 pikësh për ndeshje, 4.6 kërcimesh dhe 3.8 asistimesh. Ai gjithashtu është pjesë edhe e reprezentacionit të Kosovës.