SULMUESI I KOMBËTARES
Armando Sadiku në Segunda Div.
3 September, 2019 @7:58
Sulmuesi historik, që ka shënuar golin e parë dhe të vetëm të Shqipërisë në një Kampionat Evropian, Armando Sadiku, është anëtar i ri i ekipit nga Segunda Division, Malaga.
Vonë pas mesnatës, skuadra e Malagës ka zyrarizuar marrëveshjen me ekipin e Levantes, për sulmuesin 28 vjeç shqiptar.
Elbasanlliu në Malaga
Elbasanasi Sadiku është huazuar deri në fund të stinorit 2019/20 nga Levante te Malaga, ndërsa përvoja e tij e mëparshme pritet t’i ndihmojë ekipit për ngritje në klasifikim.
Sadiku sa ishte pjesë e Levantes në stinorin e kaluar nuk arriti të shënojë në LaLiga në pak mundësitë që pati.
Kujtojmë, te Malaga aktualisht luan edhe një tjetëer lojtar i kombëtares, Keidi Bare.