Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADANA

Aro Muric i pamposhtur ndaj Galatasarayit

Aro Muric i pamposhtur ndaj Galatasarayit


21 December, 2021 @19:59

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, ka mbajtur portën e paprekur, derisa ekipi i tij Adanaspor ka shënuar fitore ndaj Galatasarayit sot 2-0.

Të dy golat e Adanës i shënoi Yunus Akgun, ndërsa tentimet e Galatasarayit deri në fund të ndeshjes, ishin të pafrytshme, pasi që Muric mbrojti disa raste të mysafirëve, duke siguruar portën e ekipit të tij që drejtohet nga italiani Vincenzo Montella.

Me këtë fitore Adana del për momentin në pozitën e katërt me 29 pikë nga 18 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Galatasaray është i 11-ti në renditje me 24 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga International