Të gjitha lajmet

PËRFAQËSUESJA

Arrijnë në Lituani

Arrijnë në Lituani

Teksti: FBK

25 February, 2018 @16:05

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të shtunën është zhvendosur nga Polonia në Lituani, më saktësisht në qytetin Klaipeda, ku më 26 shkurt do të përballet me lituanët në kuadër të Dritares së Dytë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Të dielën në mëngjes Përfaqësuesja jonë e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Klaipeda dhe në mungesë të kapitenit Dardan Berisha, i cili për shkak të lëndimit të muskulit të prapmë të këmbës është dashur të largohet nga kampi i Përfaqësueses për t’u kthyer në Çeki, ku edhe do të vazhdojë rehabilitimin tek ekipi i tij Basketball Nymburk.

Berisha është lënduar në duel me Poloninë, të premten në Wloclawek, ku Kosova ka pësuar humbje me rezultat 90:62. Në këtë ndeshje është lënduar edhe alo-qendra Lis Shoshi, i cili e ka lënduar hundën. Për Shoshin ende nuk dihet nëse do të mund të paraqitet apo jo në përballje me Lituaninë.

Basketbollistët tanë të dielën do ta zhvillojnë edhe stërvitjen e pasdites, derisa të hënën në mëngjes e kanë në program edhe një stërvitje, para se në mbrëmje me fillim nga ora 18:30 të ballafaqohen me Lituaninë.

Në duelin e parë të luajtur në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Lituaninë, fitore bindëse ka regjistruar kjo e fundit me shifrat 99:61. Po ashtu në kuadër të Dritares së Parë, basketbollistët tanë janë mundur nga Hungaria në Debrecen me rezultat 84:76.

ORARI, NDESHJET DHE TABELA

Kosova është pjesë e Grupit C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” së bashku me Hungarinë, Lituaninë dhe Poloninë.

Dritarja e Tretë e kualifikimeve evropiane do të zhvillohet në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut, ndërsa Kosova i pret në Prishtinë, së pari Hungarinë dhe më pas Poloninë.

PRISHTINA

Prishtina zyrtarizon përfocimin e parë

9 August, 2019 @23:08

Kampionia e Superligës së Kosovës në basketboll, Prishtina, pak më parë e zyrtarizoi përforcimin e parë për stinorin 2019/20. Bëhet…

CITY

Pep zbulon se sa do të mungojë Sane

9 August, 2019 @17:06

Leroy Sane pritet të mungojë rreth gjashtë ose shtatë muaj pasi që pësoi lendim të gjurit. 23 vjeçari, krisi ligamentin…

ARRIHET MARRËVESHJA

Gjykatësi vendos për ditët e LaLigas

9 August, 2019 @17:02

La Liga dhe Federata e Futbollit e Spanjës kanë arritur marrëveshje përfundimtare sa i përket orarit të ndeshjeve për sezonin…

DANEZI

Edhe Schone largohet nga Ajaxi

9 August, 2019 @16:56

Transferi më i ri i ekipit të Genoa, Lasse Schone është zyrtarizuar gjatë dites së sotme. Për ekipin e…

RIKTHIM NË SUPERIORE

Ish mbrojtësi i kombëtares dhe Skënderbeut, te Tirana

9 August, 2019 @15:46

Futbollisti me përvojë, që së fundi luajti si mbrojtës te Skënderbeu i Korçës, Kristi Vangjeli, është zytarizuar sot si lojtar…

Të gjitha lajmet nga