Të gjitha lajmet

CHAMPIONSHIP SEMI'S

Arritje e pabesueshme e Derbyt të Lampardit

Arritje e pabesueshme e Derbyt të Lampardit

15 May, 2019 @23:39

Zëvendësuesi Jack Marriott ka qenë hero (u fut në minutën e 44 të pjesës së parë në lojë), derisa Derby County ka befasuar Leeds Unitedin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së PlayOffit të Championshipit për të arritur finalen.

Një ndeshje e çmendur në Elland Road u zhvillua sonte, derisa Leeds United kishte epërsi nga ndeshja e parë 1-0 të fituar si mysafir.

Mason Mount

Dueli i sontëm. Leeds kapi epërsinë 1-0, pastaj Derby u këndell duke shënuar tre herë për 1-3, dhe kur ndeshja parashihej të shkonte në vazhdime pasi që u bë rezultati 2-3 me golin e Stuart Dallasit (në playoff nuk vlen goli si mysafir), ka qenë Jack Marriott që shënoi golin e dytë të tij sonte dhe të katërtin për ekipin duke i siguruar finalen e madhe, 2-4. (rezultati i përgjithshëm 3-4).

Frank Lampard

Derby County që drejtohet nga Frank Lampard ka arritur kështu finalen e PlayOffit të Championshipit duke e mposhtur Leeds Unitedin e Marcelo Bielsas në gjysmëfinale.

Në finale, ekipi i Lampardit Derby do të ndeshet me Aston Villën, që mbrëmë eliminoi WBA-në në gjysmëfinale.

Finalja e madhe e Championshipit që siguron biletën për Premier Ligë sezonin e ardhshëm do të luhet në Wembley të Londrës më 27 maj me fillim prej orës 16:00.

Me këtë fitore, Derby bëhet ekipi i parë në histori të Championshipit që arrin të kthejë rezultatin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale për të siguruar finalen, pasi që ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi!

MANAGERS ASSOCIATION

Trajneri i sezonit, Pep Guardiola

Foto: premierleague.com

15 May, 2019 @0:31

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është përzgjedhur për të dytin vit radhazi trajneri më i mirë i sezonit në…

CHAMPIONSHIP PLAYOFF

Përsëri në finale

15 May, 2019 @0:16

Pas fitores në ndeshjen e parë 2-1 dhe humbjes në ndeshjen e kthimit 1-0, ndeshja gjysmëfinale e PlayOffit të Championshipit…

EDEN HAZARD

Pas finales, bëhet i Realit

14 May, 2019 @11:24

Mesfushori magjik belg, Eden Hazard, pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Real Madridit pas finales së Europa Ligës,…

FAIR PLAY FINANCIAR

City mund të mbetet pa gara evropiane?!

14 May, 2019 @0:12

Nuk është vetëm ekipi i Milanit që rrezikon mospjesëmarrjen në Ligë të Kampionëve për shkak të fair-playit financiar. Sipas…

BRIGHTON & HOVE ALBION

E larguan pasi mbijetuan stinorin

13 May, 2019 @16:48

Skuadra e cila siguroi mbijetesën në Premier Ligë, Brighton, ka bërë të ditur se ka shkarkuar trajnerin e ekipit, Chris…

Të gjitha lajmet nga Premier League