Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA STAMFORD BRIDGE NË EMIRATES

Arsenal zyrtarizon Jorginhon

Arsenal zyrtarizon Jorginhon


31 January, 2023 @23:44

Në ekipin më të ri në moshë të Premier Ligës afrohet njëri ndër lojtarët me përvojë nga Premier Liga, nga rivali lokal Chelsea dhe kampioni aktual i Evropës me Italinë - Jorginho.

E tëra që u përfol sot, shpejt e shpejt siç e tha edhe në intervistën e parë me ekipin e tij të ri vetë lojtari, u realizua. Për rreth 15 milionë euro, Jorginho u bë i Arsenalit, ndërsa ka nënshkruar kontratë 18-mujore me mundësi vazhdimi edhe për një stinor tjetër.

“Një mesfushor inteligjent, me aftësi lidershipi dhe shumë përvojë në Premier Ligë dhe futbollin ndërkombëtar,” ka thënë trajneri i Arsenalit Mikel Arteta për lojtarin e ri të tij.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League