PREMIER LEAGUE
Arteta i gatshëm ta shesë mbrojtësin Bellerin
27 February, 2021 @14:06
Hector Bellerin pritet të largohet nga Arsenali këtë verë. Ekipi nga Londra do t’i shqyrtojë ofertat që vijnë për të, shkruan mediumi Goal.com.
Bellerin kërkohej nga Barcelona dhe PSG vitin e kaluar, por menaxheri i topxhinjve, Mikel Arteta i kërkoi që të qëndronte edhe për një stinor tjetër, duke e njoftuar klubin që afatin e verës 2021 do t’i dëgjonte ofertat që vijnë për spanjollin.
Spanjolli kishte lënduar ligamentin e gjurit (ACL) në janarin e 2019-ës, lëndim që e mbajti jashtë fushave mbi një vit dhe asnjëherë nuk arriti të gjejë formën që kishte para lëndimit.