Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MESFUSHORI I LILLE

Arton Zekaj vesh fanellën e Kosovës

Fotot: FFK

Arton Zekaj vesh fanellën e Kosovës


27 May, 2019 @13:12

Futbollisti për të cilin Serbia krijoi pengesa që të veshë fanellën e Kosovës, Arton Zekaj, sot për herë të parë ka veshur dresin me ngjyrë të kaltër të Dardanëve.

Artoni bashkë me babain e tij, Dinin, kanë qenë mysafir në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku bashkë me kryetarin, sekretarin Eroll Salihu dhe menaxherin e Kosovës U21 Zgjim Sojeva kanë falenderuar familjen Zekaj për vendimin e marrë.

“Ne i jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar dhe që e kanë ngritur në këtë nivel Artonin, por edhe menaxherit Milan Kesiç, i cili na ka përkrahur që ta realizojmë dëshirën që Artoni të luaj për Kosovën. Kjo pa dyshim do t’i ndihmoj të rritet edhe më tutje profesionalisht”, ka thënë babai i futbollistit, shkruan faqja zyrtare e FFK-së sot.

Agim Ademi & Arton Zekaj

Artoni në anën tjetër ka falenderuar FFK-në për interesimin ndaj tij dhe është shprehur i lumtur që do ta veshë fanellën e Kosovës tash e tutje, që është vend i origjinës së tij.

Përndryshe, Artoni pritet të debutojë në shtator me Kosovën U21, pasi që për duelet ndaj Andorrës dhe Turqisë në qershor nuk mund të paraqitet për shkak të një lëndimi që ka.

Arton Zekaj është mesfushor, i lindur në Beograd më 10 prill të vitit 2000. Ai është pjesë e ekipit francez Lille. Në fillim të këtij sezoni ka luajtur për Lille II në ligë regjionale, ndërsa brenda stinorit është avancuar në ekip të parë, ku ka pasur dy paraqitje në Ligue 1.


 
Të gjitha lajmet nga