Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MH PRISHTINA - AS PRISHTINA

AS Prishtina harron humbjet, e 9-ta rresht

AS Prishtina harron humbjet, e 9-ta rresht


10 December, 2020 @16:29

AS Prishtina e kaloi edhe Marigona Hill Prishtinën, duke e mposhtur me rezultat 77-83.

Alban Latifaj dhe Don Polloshka, luajtën rolin kryesor në fitoren e AS Prishtinës. Latifaj u dallua me 26 pikë, 7 kërcime, kurse Polloshka shkëlqeu me 20 pikë, 8 asistime, 7 kërcime e 3 topa të rrëmbyer.

Te Marigona Hill Prishtina i vetmi me pikë dyshifrore ishte Visar Ejupi. Ai luajti me 29 pikë, por nuk mjaftoi për ta befasuar kundërshtarin pa huumbje.

TABELA AKTUALE

AS Prishtina me 9 fitore e 0 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Marigona Hill Prishtina me 6 fitore e 3 humbje është në pozitën e tretë.

Në xhiron tjetër AS Prishtina do të takohet me Dritën, kurse MH Prishtina me New Basketin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë