Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID 3-0 VALENCIA

Asensio kthehet me gol e asist, Benzema me dyshe

Foto: RealMadrid/tw

Asensio kthehet me gol e asist, Benzema me dyshe


18 June, 2020 @23:54

Real Madrid pas pjesës së parë shterpe, në pjesë të dytë ka shpërthyer për të shënuar fitore të rëndësishme ndaj Valencias së papërshtatshme 3-0 [Benzema 61, 86, Asensio 74].

Me këtë fitore Real Madrid i mbetet në dy pikë afër Barcelonës lidere, duke e mbajtur presionin gjallë.

Eden Hazard & Karim Benzema

Në golin e parë të Benzemasë, asistoi Eden Hazard, ndërsa Marcos Asensio që iu kthye fushave të gjelbëra pas 11 muajsh shënoi me tu futur në lojë nga Zinedine Zidane, e më pas edhe asistoi te Benzema për të dhënë epilogun e ndeshjes.

Pas tre ditësh, Real Madrid është mysafir i Real Sociedadit, ndërsa Valencia pret Osasunën.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga La Liga