Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONSHIP FINAL

Aston Villa kthehet në Premier Ligë

Aston Villa kthehet në Premier Ligë


27 May, 2019 @18:07

Super finale u zhvillua në Wembley sot, ashtu që ekipi fitues i saj përveç 170 milionë funtave të fituara, do të ketë edhe stinorin e radhës në Premier Ligë.

Dhe këtë, e arriti Aston Villa e Dean Smithit, duke e mposhtur në finalen e PlayOffit të Championshipit Derby Countyn e Frank Lampardit 2-1.

Në fund të pjesës së parë Ahmed El Ghazi (44’) shënoi për avantazh, ndërsa në të 59’tën ka qenë John McGinn që dyfshoi avantazhin e ekipit nga qyteti i Birminghamit.

Dean Smith

E tëra që arriti deri në fund ekipi i Derbyt ka qenë ulja e epërsisë dhe kërkimi dramatik në fund, pasi që zëvendësuesi Martin Waghorn (81’) kishte shënuar për 2-1.

Me këtë, Aston Villa i kthehet Premier Ligës, ku për herë të fundit ka qenë në sezonin 2015/16.

Me Aston Villën, kompletohen të tre ekipet që kanë siguruar Premier Ligën për sezonin e ardhshëm, ku pas kampionit të Championship Norwich City dhe Sheffield Unitedit është kuptuar edhe ekipi i tretë pjesëmarrës në elitën angleze të futbollit që shpërndanë miliarda funta për sezon.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League