Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHIRO XXXVIII

Atalanta e Inter në Champions, Milan në Europa League

Atalanta e Inter në Champions, Milan në Europa League


26 May, 2019 @22:36

Në mënyrë tejet dramatike është mbyllur sezoni në Serie A.

Atalanta, Inter e Milan, skuadra këto që po luftonin për 2 vende që dërgojnë në Champions League, kanë fituar takimet e tyre, duke bërë kështu që në Champions League të shkojnë Atalanta e Interi, derisa Milanit fitorja sonte nuk i mjaftoi që ta siguronte një vend që dërgon në Champions, me Interin e Atalantan që nuk gabuan.

TABELA AKTUALE

Atalanta e Berat Gjimshitit e Etrit Berishës fitoi me përmbysje ndaj Sassuolos 3-1, Milani në anën tjetër fitoi 2-3 ndaj Spalit, e drama kryesore deri në sekondat e fundit u zhvillua në “Meazza”, ku Interi me shumë vuajtje fitoi 2-1 ndaj Empolit, skuadër kjo që ra në Serie B pas humbjes së pësuar sonte.

Empoli i Frederik Veselit rrezikoi shumë herë portën e Interit në 15 minutat e fundit të takimit, mirëpo goli një herë iu mohua nga shtylla e disa herë të tjera nga super Handanovic, i cili edhe sonte ishte fantastik.

Në fakt Interi do të ‘vuante’ më pak sonte, sikur Icardi të shënonte nga pika e bardhë kur rezultati ishte 1-0, mirëpo kjo nuk ndodhi dhe zikaltërit u detyruan të fitojnë me shumë mund.

Kështu, Atalanta e Interi i bashkangjiten Juventusit e Napolit në Champions League, Milan e Lazio (ky i fundit përmes triumfit në Kupë) kualifikohen direkt për në Europa League, kurse Roma do të luajë në fazën kualifikuese drejt Europa League në muajin gusht.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A