COPA DEL REY

REUTERS/Juan Medina
Atletico më mbret se Reali
18 May, 2013 @0:05
Skuadra e Diego Simeones, Atletico Madrid, është fituese e Kupës së Mbretit të Spanjës. Atletico ka arritur të mposht Real Madridin favorit pas lojës shtesë së zhvilluar që zgjati mbi 120 minuta, pasi që ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1-1.
Dy brazilianët e Atleticos, Diego Costs dhe Miranda, kanë qenë golashënues në fitoren e ekipit nga Vicente Calderon, që morri trofeun nga stadiumi i rivalit lokal, Santiago Bernabeu.
Në fakt Real Madrid ia nisi më mirë takimit duke arritur epërsinë e shpejtë në saje të golit të shpejtë të portugezit, Crisitano Ronaldo, me kokë pas një korneri.
Por, Atletico e cila dukej shterpe në pjesën e parë, pas një mjeshtrie të kolumbianit, Radamel Falcao, në mesfushë ka arrritur të gjejë Diego Costan i cili barazoi në 1-1.
E pasi që ndeshja shkoi në vazhdime, mbrojtësi brazilian i Atleticos, Miranda, u gjend më së miri pas një krosimi të Kokes, duke shënuar për fitoren e madhe të rojoblancove nga Madridi.
Edhe me këtë trofe të humbur, Jose Mourinho, ka mbetur pa asnjë trofe të fituar këtë stinor, pas dështimit në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.
COPA DEL REY - FINALJA
Real Madrid - Atletico Madrid | 1-2 | Cristiano Ronaldo 14' - Diego Costa 35', Miranda 98' |