Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KINA 2019

Australia pa befasi, Çekia me lehtësi

Australia pa befasi, Çekia me lehtësi


7 September, 2019 @13:14

Australia pa befasi por me vështirësi e ka mposhtur Republikën Domenikane me rezultat 82-76, duke vazhduar formën perfekte me 4 fitore në po aq ndeshje.

Basketbollisti me përvojë në NBA, Patty Mills, shkëlqeu me 19 pikë dhe 9 asistime, derisa për domenikanët lojtari më efektiv ishte Eloy Vargas, duke luajtur me 16 pikë dhe 7 kërcime.

Në ndeshjen tjetër të paraditës, Çekia ka demoluar Brazilin me rezultat 93-71, duke i rritur mundësitë që të kualifikohet në çerekfinale.

Një ndër ndeshjet më të mira individuale në këtë Botëror e zhvilloi basketbollisti më i ri i Chicago Bulls, Tomas Satoransky, i cili luajti me 20 pikë, 9 asistime, 7 kërcime, 3 vjedhje të topit dhe 2 bllokada, derisa për brazilianët, Marcelinho Huertas luajti me 11 pikë dhe 6 asistime.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019